Tottenham e shet Kane, por me një kusht

Futboll

Tottenham e shet Kane, por me një kusht

Më: 13 prill 2020 Në ora: 14:41
Kane

Tottenham janë në kërkim të të ardhurave shtesë për të ndihmuar në trajtimin e borxhit nga ndërtimi i stadiumit të tyre të ri dhe ata nuk janë duke përjashtuar mundësinë e shitjes së Harry Kane por vetëm me çmimin që ata e kërkojnë.

Në mes të krizës së koronavirusit, skuadrës e Premierligës ka raportuar se ka vendosur një çmim prej 227 milionë eurosh për sulmuesin e tyre.

Kjo sipas Daily Mail, i cili gjithashtu raporton se Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me anglezin.

Por ata do të duhet të thyejnë rekordin e transferimit aktual 222 milionë euro – të vendosur nga Paris Saint-Germain kur ata nënshkruan me Neymar nga Barcelona – për të përmbushur kërkesat financiare të Spurs.

Ndërkohë, në një intervistë të kohëve të fundit, Kane la të kuptohet për një largim të mundshëm në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat