De Ligt kujton takimin e parë me Ronaldon: Isha si fëmijë në dyqan ëmbëlsirash

Futboll

De Ligt kujton takimin e parë me Ronaldon: Isha si fëmijë në dyqan ëmbëlsirash

Më: 14 prill 2020 Në ora: 10:19
Matthijs de Ligt dhe Ronaldo

Qendërmbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt, ka thënë se ishte ndierë si fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash kur kishte hyrë për herë të parë në zhveshtoren e Juventusit, pasi ishte transferuar atje verën e kaluar.

Holandezi i talentuar i ishte bashkuar Juventusit nga Ajaxi për rreth 75 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, pasi kishte shkëlqyer në gjigantin e Eredivisie duke e fituar titullin e ligës dhe duke arritur deri në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

20-vjeçari De Ligt e ka pranuar se kishte qenë paksa i mahnitur kur kishte shkuar në zhveshtore të klubit të Serisë A për herë të parë, pasi që e mban mend se si i kishte takuar Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffonin.

“Natyrisht, kur unë hyra në zhveshtore për herë të parë, isha paksa si një fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash. Mbaj mend se thash me vete: “Ja ku është Buffoni, ja ku është Ronaldo””, ka kujtuar De Ligt.

“Në fillim, ti thjesht shikon përreth për ta parë se kush është aty, çka ka aty dhe gjëra të tilla. Në të vërtetë, vetëm pas rreth dy muajve mund të ndihesha me të vërtetë si vetja”.

“Juventusi më tha se po më blinte jo vetëm pse isha i ri, por edhe se isha shumë i pjekur dhe dija ta përballoja presionin. Ata më treguan se është e vështirë për një 19-vjeçar të shkojë në një tjetër vend, por ata thanë se kanë besim te unë dhe thanë se do ta gjeja vendin tim së shpejti”.

De Ligt fillimisht pati vështirësi në Allianz, por pastaj arriti të jetë më mbresëlënës në paraqitjet e tij dhe luajti në gjithsej 27 ndeshje para se të pezullohej sezoni shkaku i koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat