Trepça: FFK e para që na doli në ndihmë

Futboll

Trepça: FFK e para që na doli në ndihmë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:32
Trepça: FFK e para që na doli në ndihmë

Një prej katër klubeve më të mëdha në vend, Trepça, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës për pakon e ndihmave.

Klubi mitrovicas ka shkruar në faqen zyrtare se ndihma e FFK-së është e shumë e nevojshme në këtë periudhë.

“KF Trepça: Feleminderit Federatë e Futbollit.

Klubi jonë që nga themelimi i Federatës së Futbollit të Kosovës shpesh edhe me pasoja të medha ka përkrahur dhe ka respektuar qdo vendim të FFK-së.

Tani kur Federata po punon pa dallime të klubeve nuk mundemi mos të shprehim respektin dhe falenderimin për krytarin e Federatës z. Agim Ademi, komitetin ekzekutiv dhe të të gjith stafin FFK-së e cila në këtë kohë të pandemisë është e para që na doli në përkrahje të klubeve dhe kështu po na mundëson që të vazhdojmë dhe të ruajm disponim dhe konekcionin e lojtarëve”, njofton klubi mitrovicas.

Tash e sa vite, “Xehetarët” garojnë në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat