Kjo që po ndodh në Burundi është e rrallë

Futboll

Kjo që po ndodh në Burundi është e rrallë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:06
Kjo që po ndodh në Burundi është e rrallë

Pandemia e Koronavirusit ka gjunjëzuar botën, megjthatë në tërë globin ka ende kampionate futbolli që po zhvillohen normalisht. Bëhet fjalë për vende të tilla si Bjellorusia, Nikaragua, Taxhikistani si dhe Burundi. Në vendin afrikan (Burundi) sezoni, sipas programit, do të mbyllet brenda majit, por kalendari ka ndryshuar, por jo për faj të COVID-19.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Burundit, Reverien Ndikuriyo, njoftoi shtyrjen e disa takimeve, pasi në stadiumet e futbollit do të organizohen mitingje para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative të 20 majit.

 Ndikuriyo nuk bëri asnjë referencë për rreziqet shëndetësore që lidhen me vazhdimin e sezonit të futbollit, duke kujtuar vetëm masat parandaluese të rekomanduara nga qeveria: “Matni temperaturën dhe spërkatni duart me një dezinfektues në hyrje të stadiumeve.” Deri tani, në Burundi janë zhvilluar 27 nga 30 javë gjithsej të kampionatit.

Ndërkohë, në Bjellorusi, ku kampionati ndjek vitin kalendarik, është arritur te java e 4-t (të enjten do të luhen dy takime të raundit të 5-të), në Taxhikistan java e tretë do të zhvillohet fundjavën e ardhshme, ndërsa turneu “Clausura”, që po zhvillohet në Nikaragua, është në javën e 16-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat