Paralajmërimi i radhës

Futboll

Paralajmërimi i radhës

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:41
Paralajmërimi i radhës

Futboll ndërkombëtar mund të mos ketë deri në vitin e ardhshëm, 2021.

Kështu ka paralajmëruar Victor Montagliani, presidenti i organit drejtues të futbollit në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Karaibe (CONCACAF).

“Unë personalisht mendoj se mund të jetë një sfidë. Mendoj se futbolli i brendshëm është një përparësi. Shtatori është ende në kalendar, por unë do të të them se nuk jam i sigurt nëse gjërat do të shkojnë kështu”, ka thënë Mongaliani.

Nëse ndodh kjo, atëherë as klubet e as kombëtaret nuk do të zhvillojnë fare ndeshje gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat