De Boer: Sikur të isha infektuar

Futboll

De Boer: Sikur të isha infektuar

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:58
De Boer: Sikur të isha infektuar

Ish-mbrojtësi i famshëm i Ajaxit, Barcelonës dhe përfaqësueses holandeze, Frank de Boer, aktualisht trajner i Atlanta United në MLS, dha një intervistë të gjerë për gazetën holandeze AD, gjatë së cilës pranoi se ishte testuar për Koronavirus.

“Një anëtar i stafit nuk u ndje i mirë kur Koronavirusi sapo preku Amerikën. Trajneri ynë i portierëve, Orlando Trustfull, dhe një nga asistentët e mi nuk po ndiheshin mirë. Kjo është arsyeja pse vendosëm të bëjmë tamponin, por unë isha negativ”.

Simptomat: Nga njëra anë jam i lumtur që isha negativ por, nga ana tjetër, mendoj se, duke pasur ato simptoma (diarre, temperaturë, kollë), do të preferoja të isha pozitiv, sepse do të shërohesha dhe do të kisha imunitet.

Distkutimi mbi nisjen ose jo të Eredivisie:  Nëse do të mund të luanim, do të ishte gjëja më e mirë. Vendosja e ekipit kampion në fushë është ajo që shpresohet në sport. Do të ishte magjike ulja e kurbës së të infektuarve në të gjithë botën. Në Holandë shoh që po fillon të ulet.

Rinisja e futbollit në Amerikë: Ekziston një ndryshim me futbollin europian. Ne jemi vetëm në fillim të garës, që zgjat deri në fund të tetorit. Më pas luhen ndeshjet play off. Ka më pak presion në kalendar dhe, nëse është e nevojshme, play-off-i mund të organizohet ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat