Juventusi ishte zgjedhja më e mirë

Futboll

Juventusi ishte zgjedhja më e mirë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:43
Juventusi ishte zgjedhja më e mirë

Mbrojtësi i talentuar i Juventusit, Matthijs De Ligt u rrëfye në kanalin e YouTube “Foot Truck”, ku theksoi se te Juventusi nuk erdhi prej Ronaldos dhe se nuk mërzitet me shakatë e shokëve të tij në lidhje me prekjet me dorë. 

Transferimi- Juventusi ishte zgjedhja më e mirë për mua. Nuk më bindi Ronaldo të vij në Torino. Më kërkonin shumë klube dhe kisha plot kohë të mendohesha para se të vendosja. Juventusi beson te unë. Më kanë thënë se është e vështirë të shkosh në një vend tjetër kur je 19 vjeç, por ata janë të bindur se unë mund të luaj me ta.

Dhomat e zhveshjes– Kur erdha në fillim ndihesha si një fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash. Aty ishte Bufon, ishte Ronaldo… Pas dy muajsh e ndjeva se mund të isha vetvetja. Ishte e vështirë në fillim. Presjoni u rrit edhe më shumë pas ndeshjes së 2-të, kur bëra autogol. Hap pas hapi fillova të ndihesha mirë dhe të përmirësohesha.

Prekjet me dorë- Kur ishim në dushe pas ndeshjes me Torinon, shokët e skuadrës më thanë që ishte e pabesueshme, sikur kisha magnet në dorë. Nuk jam tip që nevrikosem kur bëj gabime dhe më thonë ndonjë gjë. Madje më pëlqen të bëj shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat