Shqiptari i njohur si raketa, dikur luante në ligën e parë ish jugosllave: Aty nuk më donin si shqiptarë

Futboll

Shqiptari i njohur si raketa, dikur luante në ligën e parë ish jugosllave: Aty nuk më donin si shqiptarë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 13:40
Shqiptari i njohur si raketa, dikur luante në ligën e parë ish jugosllave: Aty nuk më donin si shqiptarë

Në Maqedoninë e Veriut pak kush dinë se një shqiptar nga Çegrani i Gostivarit ka luajtur futboll në Ligën e parë të Ish-jugosllavisë.

Ka qenë Sabri Baftjari, (i njohur dikur si Sabo), i cili në mesin e viteve të 80-ta kishte veshur fanellën e skuadrës nga Vojvodina Spartaku i Suboticës. Në atë kohë ishte 24 vjeç.

Për shkak të shpejtësisë që kishte si lojtar, ai kishte marrë nofkën “raketa”.

Image

KF Gostivari 1982

Në një rrëfim të rrallë për faqen e gazetarit Reshat Ibrahimi, ai tregon se si kishte shkuar në Spartak.
“Unë fillimisht në vitin 1984 nga KF Gostivari u transferova në NK Karlovac të Kroacisë, klub që luante në ligën e dytë të Ish-jugosllavisë. Në këtë klub luajta dy sezone. Dhe, nga NK Karllovci u transferova në Spartak Subotica që bënte gara në ligën e parë të Ish-jugosllavisë.

Atje shkova pas ftesës që ma bënë afaristët nga Çegrani në Suboticë, Belul Iseini dhe Lito Iseini dhe me kërkesë të trajnerit të Spartakut, Vlladimir Kustudiç. Që në stërvitjen e parë iu pëlqeva dhe më morën në ekipin e parë”, kujton Baftjari.
Megjithate, Baftjari tregon se pas dy sezonesh kishte qenë i detyruar të braktisë Spartakun, për shkak se bashkëlojtarët dhe pjesa dërmuese e kryesisë së klubit nuk e donin sepse ishte shqiptarë.

“Te Spartaku shkova në kohën kur patën ardhur lojtarët si:Ugljanin, Popoviq, Kuntiq, Dimitrijeviq nga Partizani dhe Zoran Karaxhiq nga Jedinstvo Bihaç. Kam luajtur kundër Crvena Zvezdës, Vojvodinës e skuadrave të tjera. Më kujtohet se si shqiptarë ishte shumë vështirë të depërtosh në mesin e lojtarëve serb, megjithate edhe pse kisha obstruksione nga ata dhe shumica e kryesisë unë ia dilja të zë vend në ekipin e parë. Por, pas dy sezoneve e ndërpreva futbollin dhe vazhdova me biznes, sepse aty nuk më donin si shqiptarë”.

Baftjari tregon se si 17 vjecar, me leje speciale të mjekut, kishte debutuar për ekipin e parë të KF Arsimi nga Çegrani, në vitin 1981. Pas një viti kishte kaluar në ekipin e KF Gostivarit që garonte në ligën e atëhershme rajonale të Ish-jugosllavisë. Ai kishte qenë shqiptari i parë nga rrethina e Pollogut që luajti për dy sezone në KF Gostivar, e nga këtu ishte transferuar në NK Karllovc.

Sot Sabri Baftjari është 56 vjec dhe jeton në Çegran të Gostivarit./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat