E shihte si zëvendësues të Pogba, United heq dorë nga ylli spanjoll

Futboll

E shihte si zëvendësues të Pogba, United heq dorë nga ylli spanjoll

Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:07
Pogba

Manchester United ka hequr dorë përfundimisht nga Saul Niguez. Kështu shkruajnë ditën e sotme mediat më të mëdha në Anglia, sipas të cilave, kërkesat e Atletico Madrid janë konsideruar të tepruara nga drejtuesit e “Djajve”.

Manchester ishte gati të ofronte deri në 70 milionë sterlina për mesfushorin, por madrilenët kërkonin shumë më tepër. Saul gjithashtu ka edhe një klauzolë lirimi, por që është 150 milionë euro, shifër mjaft e lartë.

Kështu, anglezët kanë hequr dorë nga ai dhe pritet që të përqendrohen te Tanguy Ndombele, i cili do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat