Ftesa për Agueron

Futboll

Ftesa për Agueron

Më: 15 prill 2020 Në ora: 17:37
Ftesa për Agueron

Ndoshta është vetëm një ëndërr, por ku i dihet.

Tek Independiente shpresojnë dhe e presin. Sergio Aguero në atdhe, për të veshur atë fanellë me numrin 10 të ruajtur vetëm për të. Në një intervistë të dhënë për Super Mitre Deportivo, trajneri aktual i klubit të Avellaneda-s, Lucas Pusineri, nuk e ka fshehur ambicien e tij: “Shpresoj të jem unë trajneri i Aguero-s”.

Dhe, në fakt, nuk do të ishte edhe aq e pamundur, ndoshta pas disa kohësh, ta shikojmë Kun, aktualisht te  Manchester City, t’i kalojë vitet e fundit  të karrierës në Argjentinë, ku ka shumë tifozë që e presin:

“Kam qenë shoku i tij skuadrës dhe shpresoj që të  kem mundësinë të jem trajneri i tij në të ardhmen. Po ia  ruajmë fanellën me numrin 10”, ka thënë trajneri i Independiente-s.

Aguero, nga ana e tij, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u kthyer në ‘shtëpi’ një idtë ddhe për ta mbyllur karrierën me atë fanellë që, me sa duket, po pret vetëm që të vishet nga ai...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat