Lirim Kastrati: Jam gjithmonë gati për Kosovën

Futboll

Lirim Kastrati: Jam gjithmonë gati për Kosovën

Më: 15 prill 2020 Në ora: 18:35
Lirim Kastrati

Futbollisti nga Hogoshti i Kamenicës, Lirim Kastrati vazhdon të bëjë hapa para në karrierën e tij në Kroaci.

Kastrati, anëtar aktual i Lokomotivës së Zagrebit dhe nga edicioni i ardhshëm i Dinamos, ishte i ftuar në emisionin “Fan Zone”, ku shpalosi detaje nga momentet që po kalon pas situatës së krijuar.

Ai tha se pas dy viteve të kaluara te Lokomotiva, mezi pret të kalojë në Dinamo, ndërsa për Kosovën deklaroi se është i gatshëm kurdo që ftohet.

“Kemi një skuadër të mirë si ekip. Tashmë u bënë 2 vite që jam pjesë e Lokomotivës. Mezi pres të vesh fanelën e Dinamos, pasi dua të provoj eksperienca të reja.

Kosova? Është gjithmonë mirë që të kemi konkurrencë në kombëtare. Të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë, por vendos trajneri. Detyra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe jam gati gjithmonë kur më thërret Kosova”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat