Klubet më të mëdha angleze i kanë vënë një afat Federatës

Futboll

Klubet më të mëdha angleze i kanë vënë një afat Federatës

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:09
Klubet më të mëdha angleze i kanë vënë një afat Federatës

Si shumë kampionate të tjera edhe Premier League është pezulluar, për shkak të përhapjes së koronavirusit, që deri tani ka marrë jetët e shumë njerëzve.

Sipas të përditshmeve në Britani, klubet më të mëdha angleze i kanë vënë një afat Federatës për përfundimin e kampionatit.

Thuhet se klubet e mëdha e kanë vendosur dhe duan që afati i fundit për të mbyllur kampionatin të jetë 30 qershori.

Diçka e tillë duket shumë e vështirë dhe e tremb Federatën, pasi ende nuk kanë nisur stërvitjet e ekipeve, ndërkohë që janë edhe 92 ndeshje për tu luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat