Latifi flet për karrierën e tij

Futboll

Latifi flet për karrierën e tij

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:21
Latifi flet për karrierën e tij

Qyteti i Kumanovës çdo herë ka dhënë emra të mëdhenj në të gjitha sportet.
E një prej emrave që nuk harrohet është edhe Afrim Latifi (i lindur me 26 shkurt 1963), ish portier i dëshmuar i Bashkimit dhe Kumanovës.

Ai rrjedh nga familja Latifi në Kumanovë, e cila njihet si një familje portierësh, pasi edhe vëllai i tij më i madh Naser Latifi (i ndjerë) ka qenë portier i shkëlqyer.

“Afa” siç njihet në Kumanovë është shumë i respektuar mes njerëzve të sportit dhe për të flasin me emocione edhe gjeneratat e vjetra.

Image

Latifi i jepte siguri portës së Bashkimit dhe Kumanovës në kohën kur këto dy skuadra garonin në rangje të larta të Maqedonisë së Veriut.

Ai karrierën e nisi në klubin e futbollit Bratsvo (1978-1980), kur kjo skuadër garonte në Ligën komunale, pastaj kaloi te GP Kozjak në Ligën rajonale (1980-81), sërisht kthehet në Bratsvo (1982-1983), garonte në Ligën e qytetit.

Pastaj kaloi në Kumanovo, duke luajtur për një dekadë (1983-1993), skuadër e cila garonte në Ligën e parë të Maqedonisë.

Nga viti 1993 e deri në vitin 2004 luajti me shumë sukses në klubin tjetër të qytetit Bashkimi, duke luajtur në tre rangje (Ligë rajonale, Liga e dytë dhe Liga e dytë Unike e Maqedonisë) .

“26 vite kam qenë portieir aktiv dhe gjatë gjithë karrierës sime kam zhvilluar mbi 600 ndeshje”, ka deklaruar ish - portieri Latifi për gazetarin Reshat Ibrahimi.

Ai në vitin 2005 ishte pjesë e sukesit historik të Bashkimit duke fituar kupën e Maqedonisë.

Si trajner i portierëve të Bashkimit thotë se ka stërvitur portier të mëdhenj si: Ismet Zekiri, Afrim Ajdini, Suat Zendeli, Dardan Miftari dhe Xhevahir Kapllani. Si trajner i porterëve ka punuar edhe te Milano e Gobleni në Ligën e dytë.

Ai edhe sot e kësaj dite është trajner i portierëve te shkolla e futbollit Milano nga Kumanova dhe stërvit portierë në mënyrë individuale.

Afrim Latifi është njohur si një portier me temperament të madh, por edhe një trim në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat