Klubet në ankth për paratë e të drejtave tv!

Futboll

Klubet në ankth për paratë e të drejtave tv!

Më: 16 prill 2020 Në ora: 16:41
Klube në ankth për paratë e të drejtave tv!

Klubet në ankth për paratë e të drejtave tv!

Klubet e futbollit në Bundesliga dhe Bundesliga 2, 36 në total, janë ende duke pritur këstin e katërt dhe të fundit të pagesës për të drejtat tv për këtë sezon, aktualisht i pezulluar për shkak të epidemisë.

Televizionet duhet të kishin paguar këtë këst më 10 prill, por nuk ka ndodhur.

E zbulon “Kicker”, duke kujtuar se bëhet fjalë për rreth 300 mln euro dhe nëse do të mungonin do të rrezikonin edhe ekzistencën e disa klubeve të kategorisë së dytë, por edhe vështirësi ekonomike të mëdha për 4 klube në Bundesliga.

Një zëdhënëse e “Sky” i ka bërë me dije agjencisë Dpa që ka kontakte me Ligën e Futbollit Gjerman (DFL) për të gjetur “zgjidhje kostruktive” për sa i përket pagesës në kohën e duhur. Sipas “Kicker”, është pranë akordi me media partner për pagesat, që mund të vijnë në 2 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat