Nën hetim

Futboll

Nën hetim

Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:13
Nën hetim

Ndërkohë që thuajse në mbarë kontinentin e vjetër futbolli është i pezulluar për shkak të Covid-19-të, në Spanjë, Presidenti i Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, është nën hetim për një dokument të falsifikuar.

Gjithçka e ka zanafillën në dhjetorin e 2019-tës, ku Rubiales, propozoi që bordit të Federatës t’i shtoheshin edhe 19-të anëtarë të rinj dhe të kishin të drejtën të votonin për zgjedhjet presidenciale të këtij insititucioni.

Në këtë mënyrë, 42 vjeçari do të përforconte pozitat e tij në krye të Federatës. Një lëvizje e tillë u mohua nga organi përkatës dhe Federata propozoi që numri i anëtarëve të shkonte nga 19-të, në 5.

Propozimi i ri u pranua edhe nga institucioni i qeverisë, Këshilli Kombëtar i Sportit. Gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se kishte një fallsikimim të dokumenteve.

Si përfundim, Federata e anulloi këtë propozim, dhe Asambleja e Përgjithshme mbeti me 140 anëtarë. Tashmë, Rubiales, në datën 21 do të japë provat e tij në Gjykatë në lidhje me këtë çështje, që përse donte të zgjeronte këtë bord.

Përsa i përket futbollit të luajtur, ende nuk është marrë një vendim se ç’do të ndodhë, ndërsa pritet që javën e ardhshme, UEFA të arrijë në një përfundim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat