Vojvoda zbulon edhe klubin dhe futbollistin e preferuar

Futboll

Vojvoda zbulon edhe klubin dhe futbollistin e preferuar

Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:53
Vojvoda zbulon edhe klubin dhe futbollistin e preferuar

Ylli i Kosovës dhe i Standard Liege, Mërgim Vojvoda, ka bërë të ditur se klubi i tij i preferuar është Chelsea, përderisa lojtar të preferuar e ka Ronaldinhon. Më tutje, Vojvoda ka treguar se para ndeshjeve i pëlqen ta dëgjojë këngën e Unikkatil-it “Kuq e zi”.

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie.

Ndër ligat e prekura nga ky virus është liga elitare e futbollit në Belgjikë, Jupiler Pro League, ku luan mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, për Standard Liege.

E përveç që lojtarët po e kanë të pamundur të zhvillojnë ndeshje me ekipet e tyre, atyre u janë pamundësuar edhe seancat stërvitore dhe janë këshilluar të stërviten nëpër shtëpitë e tyre nga klubet, në mënyrë që të mos bien nga forma.

E shkaku i vetëizolimit nëpër shtëpi, Vojvoda tani po kalon më shumë kohë në rrjete sociale, ku së fundi u bë pjesë e një sfide, për t’i emëruar klubin e lojtarin e tij të preferuar, si dhe këngën që e dëgjon gjithmonë para ndeshjeve, në mes të disa gjërave të tjera.

Në postimin e tij, Vojvoda tregoi se klubi i tij i preferuar është Chelsea, ndërsa futbollist të preferuar e ka Ronaldinhon. Numri i preferuar i kosovarit të Standard Liege është 27, përderisa ai ka treguar e dëgjon këngën e Unikkatil-it “Kuq e zi” para ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat