E shkarkuan për të marrë...

Futboll

E shkarkuan për të marrë...

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:32
E shkarkuan për të marrë...

Totenhemi me në krye Mauricio Poçetinon ishte një nga surprizat më të mëdha në sezonin e kaluar, ku ja dolën të shkojnë deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku më pas u mposhtën nga Liverpuli.

Megjithatë sezoni i ri nuk nisi njësoj, me “Spërsat” që nuk arrinin të merrnin dot rezultate pozitive që sollën edhe shkarkimin e trajnerit argjentinas, që kishte një kontratë deri në 2023.

Vendin e tij e mori trajneri portugez Zhoze Murinjo, por përsëri Totenhemi vazhdon të paguajë Poçetinon me 8.5 milionë paund në sezon deri kur t’i përfundojë kontrata ose deri sa të firmosë me një skuadër tjetër. Megjithatë presidenti, Daniel Levi, ka kontaktuar sërish argjentinasin, por këtë herë jo për t’i ofruar stolin e skuadrës.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Totenhemi i ka kërkuar një reduktim të pagës argjentinasit, për shkak të situatës së vështirë me të cilën klubi po përballet tani që Koronavirusi ka gjunjëzuar të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat