Terim: Frika nuk mjafton

Futboll

Terim: Frika nuk mjafton

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:54
Terim: Frika nuk mjafton

Fatih Terim, trajneri i Galatasaray-t, ka fituar betejën e tij personale ndaj Coronavirus, ka dhënë një intervistë interesante për La Gazzetta dello Sport:

“Jam mirë, faleminderit shumë. Kam qenë me fat, e kemi kapur virusin para se të shfaqeshin simptomat, kështu që kemi nisur menjëherë kurën. Tani jam në shtëpi, po pushoj. Fjala frikë nuk do të mjaftontë për të shpjeguar atë që kam provuar. Mendoj se miqtë e mi italianë që i kanë mbijetuar virusit më kuptojnë...”.

“Unë besoj se bota po jeton një provë shumë të rëdnësishme dhe, nëpërmjet Gazzetta-s, do  të doja t’u shprehja ngushëllimet e mia dhe solidaritetin tim Italisë, shtëpisë sime të dytë. Zoti i ndihmoftë të gjithë. Unë, pas karantinës, do të kaloj më shumë kohë me familjen. Kemi disa jetë që i konsumojmë shumë shpejet”, ka thënë Terim.  

Në fund, ai ka patur një koment për ish-skuadrën e tij, Milan-in: “Më vjen keq ta shikoj Milan-in kaq larg luftës për tiull. Milan-i duhet të jetë gjithmonë në garë për titullin dhe shpresoj që të kthehet shpejt në nivelin që i takon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat