Godin në vend të Vertonghenit

Futboll

Godin në vend të Vertonghenit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:59
Godin në vend të Vertonghenit

Tottenhami synon ta transferojë gjatë verës që vjen qendërmbrojtësin uruguaian të Interit

Tottenham ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Interit, Diego Godin. Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, “Calciomercato”.

Trajneri Jose Mourinho dëshiron ta sjellë në Londër futbollistin uruguaian.

Ideja është që ish-futbollisti i Atletico Madridit ta zëvendësojë Jan Vertonghenin, i cili pritet të largohet nga “Spurs” gjatë verës.

Manchester United po ashtu ka shprehur interesim për Godinin, i cili i ka zhvilluar 16 ndeshje në Serie A me Interin këtë edicion.

Eksperienca e përfaqësuesit uruguaian tek “Nerazzurri” sipas të gjitha gjasave do të marrë fund pas vetëm një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat