Kasapi: Besa e ka vendin në Superligë tash e tutje 

Futboll

Kasapi: Besa e ka vendin në Superligë tash e tutje 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2020 Në ora: 17:07
Kasapi: Besa e ka vendin në Superligë tash e tutje 

Klubi i futbollit Besa nga Peja, është lider me 40 pikë në Ligën e Parë të Kosovës dhe të bindur se do të rikthehen në elitë.

Kapiteni i ekipit pejan, Fetim Kasapi, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se beson e shpreson se do të vazhdojë kampionati.

Ju si kapiten i Besës, si e sheh mundësinë e vazhdimit të kampionatit apo duhet skuadra e juaj që te shpallet kampione?

“E mira e të mirës është që me vazhdu kampionati dhe jo mu ndërpre. Unë si kapiten kisha pas qejf me vazhdu edhe me ju tregu se me plot meritë jemi aty ku jemi”, tha Kasapi.  

Futbollisti beson se skuadra e tij do të kthehet edhe më e fortë: “Unë mendoj se Besa do të kthehet edhe më e fortë. Besa e ka vendin në Superligë tash e tutje”.  Besa udhëheq kreun me 40 pikë, duke lënë pas Arbërinë me 36, Lirinë 31, Istogu me 31 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat