Champions, Atletico Madrid ka një kërkesë të veçantë

Futboll

Champions, Atletico Madrid ka një kërkesë të veçantë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 06:07
Simone

Atletico Madrid është gati për betejë: hipoteza për ta mbyllur La Liga-n me renditjen aktuale ka alarmuar Colchoneros, që në këtë mërnyë do të përjashtoheshin nga katër vendet e para që garantojnë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Një mundësi që skuadra e Simeone-s as që do ta marrë në konsideratë dhe pikërisht për këtë, sipas sportmediaset.it, duket se shtë gati të bëjë një kërkesë për një ‘wild-card’ (ekip shtesë) për  të marrë pjesë në Champions-in e ardhshëm.  

Një kërkesë që duket se do  të shoqërohet nga rezultatet e Atletico Madrid, mes skuadrave me praninë më të madhe në edicionet e fundit të kompeticionet. Gjithashtu, një kërkesë që ka një precedent: në 2005-06, Liverpool-i fitues i Champions League në sezon parardhës u pranua si një lloj wild-card pasi nuk arriti të kualifikohej.

Atëherë ka qenë falë Premier League që Të Kuqtë u lejuan të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Tani, Atletico Madrid shpreson që, nëse do të ishte e nevojshme, La Liga tëë bëjë të njëjtën gjë për të shmangur një dëm të madh ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat