Nuk pritej, Barcelona nxjerr në shitje edhe portierin

Futboll

Nuk pritej, Barcelona nxjerr në shitje edhe portierin

Më: 18 prill 2020 Në ora: 10:01
Barcelona

Barcelona duket se ka ndërmend të bëjë surpriza këtë sezon veror të merkatos.

Kampionët e La Liga pritet të jenë tejet aktiv në merkaton e verës, por duket se jo vetëm në anën e blerjeve.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Barcelona janë gati që të ndajnë rrugët me portierin Neto.

Braziliani nuk ka kaluar shumë kohë në ‘Camp Nou’. Ai u transferua në Barcelonë pas një marrëveshjeje që dërgoi Jasper Cillessen në kampin tjetër.

Neto e kishte të pamundur që të konkurronte me Marc-Andre ter Stegen, i cili regjistroi edhe një tjetër sezon madhështor.

Mbetet të shihet nëse Barca do të afrojë ndonjë tjetër emër si mbështetës të gjermanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat