Mourinho ndërroi mendje

Futboll

Mourinho ndërroi mendje

Më: 18 prill 2020 Në ora: 15:18
Mourinho ndërroi mendje

Jose Mourinho doli në skenën e futbollit elitar europin në periudhën 2002-2004 në krye të Portos, skuadër me të cilën fitoi Championsin e parë. Menjëherë pas këtij suksesi historik u transferua në Londër, në krye të Chelsea-t, historia më pas dihet.

Mirëpo "Special One", përpara se të firmoste me manjatin rus, Roman Abramovich, kishte arritur marrëveshjen paraprake me Liverpoolin, për të pasuar Gerard Houllier. Paratë e ofruara nga Abramovich i ndërruan mendjen, kështu që Mourinho vendosi të drejtonte skuadrën nga Veriu i Londrës.

Në librin e gazetari francez, Nicolas Vilas ,"Mourinho: Behind the Special One", tregohen mosmarrëveshjet mes dy klubeve angleze për të rrëmbyer takticienin e madh të kohës.

Liverpooli kishte vendosur të kërkonte në atë kohë një pasues të mundshëm të Houllier, megjithëse francezi arriti më vonë ta çonte skuadrën në majën e futbollit europian. Ekzistonte një listë e shkurtër kandidatësh, mes të cilëve ishte është portugezi. Bisedimet me Mourinhon filluan në prill 2004, pak para përballjes çerekfinale të Champions League me Lyonin.

Jorge Baidek, këshilltari i Mourinhos, në atë kohë, tha: "Mourinho duhet të kishte shkuar te Liverpooli. Rick Parry (asokohe shefi ekzekutiv i Liverpoolit) merrej me transferimet dhe pati një marrëveshje me luzitanin.

"Ata na kërkuan të prisnim 15 ditë, pasi Houllier ishte ende menaxheri i "The Reds".

Por Mourinho ndërroi mendje, nuk u paraqit në Merseyside, pasi u tërhoq nga oferta sensacionale e Chelsea-t. Trajneri portugez u takua me Abramovichin për herë të parë në mbrëmjen para gjysmëfinales së Champions League, në Porto. Marrëveshja u përfundua pas një takimi tjetër, në bordin e jahtit luksoz të miliarderit në Monako, vetëm një ditë pasi Porto ngriti trofeun e Champions League.

Mourinho fitoi tre tituj të Premier League, një FA Cup dhe tri League Cup në dy fushata në krye të Chelsea-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat