Zbulohet: Ky është klubi italian qe po e transferon ‘Pirlo i ri’

Futboll

Zbulohet: Ky është klubi italian qe po e transferon ‘Pirlo i ri’

Më: 18 prill 2020 Në ora: 16:27
Zhang

Zhang lumturon kampin “zikaltër”: Gati të hapë “thesin” për Tonalin.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, pak ditë më parë “hapi ankandin” për “xhevahirin” e skuadrës së tij, Tonali. Ai paralajmëroi se do të këtë një derbi të Italisë, mes Juventusit dhe Interit, për të siguruar shërbimet e futbollistit 19-vjeçar. Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, nuk dëshiron ta humbë talentin më të madh të viteve të fundit në futbollin Italian, pasi e konsideron pikë referimi për mesfushën në projektin e tij.

Ashtu siç veproi me Andrea Pirlon në fund të viteve ’90 ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, të njëjtën gjë kërkon të bëjë sot Steven Zhang, i cili është gati “të hapë thesin” për mesfushorin më premtues të Italisë.

Një investim i madh (duke u nisur nga 40 milionë euro, plus bonuset, por Cellino vështirë të pranojë për më pak se 50 milionë), që Zhang kërkon ta mbyllë sa më parë.

Nga ana e tij, Tonali mësohet se preferon Interin para Juvetusit, pasi beson se nën urdhrat e Antonio Conte do të ketë më shumë hapësira në formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat