Higuain refuzon kërkesën e Juventusit për t’u kthyer në Itali

Futboll

Higuain refuzon kërkesën e Juventusit për t’u kthyer në Itali

Më: 18 prill 2020 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Gjërat kanë filluar të lëvizin para në Itali, teksa shumica e skuadrave po programojnë rikthimin në stërvitje.

Një nga ato është edhe kampioni aktual, Juventusi, që tashmë u ka dërguar ftesa lojtarëve që gjenden jashtë vendit.

Megjithatë, duket se Higuain nuk do të kthehet, të paktën tani për tani.

Siç shkruan “Sky Sport Italia”, futbollisti do të përpiqet ta shtyejë ose ta anulojë plotësisht rikthimin në Apenine, gjithmonë momentalisht.

Ai dëshiron të qëndrojë me nënën e tij, e cila po kalon kohë të vështira në përballjen me kancerin.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësohet gjithçka sa i përket kësaj, derisa ajo që është e rëndësishme, në vendin më të prekur në Evropë, Itali, po shihet një copë dritë në fund të tunelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat