FIFA publikon videon e yjeve e legjendave të futbollit duke duartrokitur – falënderim për punonjësit mjekësor

Futboll

FIFA publikon videon e yjeve e legjendave të futbollit duke duartrokitur – falënderim për punonjësit mjekësor

Më: 18 prill 2020 Në ora: 23:36
Foto

Disa prej aktivëve të futbollit, së bashku me një numër legjendash, kanë dhënë falënderimet e tyre për punonjësit mjekësor në botë.

Në kohën kur bota po përballet me pandeminë Covid-19, janë mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit mjekësor që po shihen si heronj.

Si shenjë falënderimi për kontributin e tyre, FIFA ka publikuar një video ku shihen emra si Gigi Buffon, Diego Maradona, Kaka, Marco van Basten e Cannavaro teksa duartrokasin për punonjësit mjekësor – kjo shenjë falënderimi.

“Si futbollistë, ne jemi mësuar të pranojmë duartrokitje, por këtë herë, ne kemi rastin të tregojmë vlerësimin tonë për shumë njerëz që po rrezikojnë jetët e tyre për të mbrojtur jetët tona”, ka thënë Beckham për faqen e FIFA.

“Ju jeni heronjtë dhe duam të tregojmë se të gjithë njerëzit e futbolli ju mbështesin ju dhe gjithë ato që ju bëni për të na mbrojtur ne”, thuhet tutje.

Më poshtë lajmi.net ua pëcjell videon e publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat