Dorëzohet Real Madrid, nuk e transferon Harry Kane

Futboll

Dorëzohet Real Madrid, nuk e transferon Harry Kane

Më: 19 prill 2020 Në ora: 08:02
Harry Kane

Ylli i Anglisë duket se do të mbetet në Premierligë.

Sulmuesi i skuadrës së Tottenham Hotspur, Harry Kane, nuk do t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere, raporton ‘Dailymail’.

Edhe pse kanë bërë biznes me Tottenham në të kaluarën, si në vitin 2012 me Luka Modric apo në vitin 2013 me Gareth Bale, Real Madrid nuk kanë synim që të provojnë për të siguruar shërbimet e Kane.

Skuadra e Zidane thuhet se nuk do të kryejnë ndonjë mega-lëvizje gjatë merkatos së verës dhe do të shmangin çfarëdo dëmi ekonomik që mund të vjen nga koronavirusi.

‘Los Blancos’ lidhen me transferimin e një sulmuesi tash e disa kohë dhe Kane shihej si i preferuari i madrilenëve.

Në listën e Real Madrid qëndron edhe emri i Erling Haaland, i cili shihej si alternativë për Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat