E ardhmja e Icardit? Wanda Nara acarohet me të gjithë!

Futboll

E ardhmja e Icardit? Wanda Nara acarohet me të gjithë!

Më: 19 prill 2020 Në ora: 09:41
Icardi, Wanda Nara

Wanda Nara ka shtuar më shumë dilemat për të ardhmen e Mauro Icardit. Ajo është menaxherja dhe gruaja e futbollistit të PSG. Huazimi te kampionët e Francës do të mbyllet në verë, ndërsa e ardhmja nuk dihet. 

Në një video live me djalin e saj në Instagram, Wanda është pyetur nga tifozët se ku do të jetë e ardhmja e Icardit. "Mauro do të jetë këtu, Mauro do të jetë atje... Mos më bëni më pyetje për Icardin. 

"Mauro ka një profil të tij në Instagram dhe ju mund t'i bëni pyetjet tuaj direkt tij në profilin e Instagramit. Sa shumë pyetje për Icardin, nëna ime", - tha Wanda që dukej e acaruar nga një fakt i tillë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat