Tottenham harron shqiptarin

Futboll

Tottenham harron shqiptarin

Më: 19 prill 2020 Në ora: 15:52
Mourinho

Tottenham harron shqiptarin.

Tottenhami kërkon të blejë një portier në merkato, pasi Hugo Lloris është në vitet e fundit të karrierës. Francezi ka bërë mirë këtë sezon, pavarësisht se u kthye nga dëmtimi, por sërish trajneri Jose Mourinho do një portier tjetër. 

Emri surprizë që ka dalë në skenë është ai i Pierluigi Gollinit. Ky i fundit është portieri titullar i Atalantës, por nuk ka një histori të mirë me shqiptarët. Ai largoi Etrit Berishën nga ekipi bergamez, duke i rrëmbyer vendin e titullarit. 

Thomas Strakosha është emri tjetër që mund ta pësojë prej tij. Lojtari i kombëtares sonë është lakuar në orbitën e "Spursave", por duket se trajneri Jose Mourinho ka zgjedhur të vazhdojë me Gollinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat