Zyrtari i Dritës: Do ta pranojmë vendimin nëse Ballkani shpallet kampion

Futboll

Zyrtari i Dritës: Do ta pranojmë vendimin nëse Ballkani shpallet kampion

Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:38
Zyrtari i Dritës së Gjilanit, Valon Zymberi

Zyrtari i Dritës së Gjilanit, Valon Zymberi ka paqartësi për pakon e ndarë nga FFK-ja për klubet kosovare të futbollit.

Ai ka thënë se nuk e di nëse këto mjete janë për futbollistët apo për klubet.

“Ende nuk e dijmë se a do të ndihmohen klubet apo futbollistët me pako”, ka thënë Zymberi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info. Tutje, ai thotë se do të donte që edicioni të vazhdojë, por që shton se edhe nëse vendoset që të anulohet, do ta pranonte një vendim të tillë.

“Shpresojmë që ky edicion të përfundojë, por ne do ta respektojmë çfardo vendimi që do të merret”, tregon më tej ai, duke shtuar:

“Madje edhe nëse Ballkani shpallet kampion, ne do ta pranojmë këtë vendim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat