Zbulohet data për finalen e Ligës së Evropës

Futboll

Zbulohet data për finalen e Ligës së Evropës

Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Kompeticionet e UEFA (në nivel klubesh) me shumë gjasë do të luhen gjatë muajit gusht.

Gjatë javës që kemi lënë pas kanë qarkulluar disa lajme mbi atë se si do të vazhdojnë garat evropiane si Liga e Kampionëve apo Liga e Evropës.

Plani është që ndeshjet e këtyre garave të zhvillohen gjatë muajit gusht, me nga një ndeshje çdo tri ditë.

Sa i përket Ligës së Evropës, gjithçka pritet të rifillojë më 2-3 gusht, kurse çerekfinalet pritet të luhen më 10-13 gusht.

Gjysmëfinalet planifikohet të luhen nga 17-20 gushti, duke lënë të kuptohet se finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet më 27 gusht.

Në linja të përafërta pritet të vazhdojë Liga e Kampionëve, nga 7 deri më 29 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat