Presidenti i UEFA, Ceferin: Jemi të gatshëm të luajmë pa tifozë

Futboll

Presidenti i UEFA, Ceferin: Jemi të gatshëm të luajmë pa tifozë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 09:51
Aleksander Ceferin

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksander Ceferin, ka dhënë komente mbi situatën aktuale të futbollit në Evropë.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që evenimentet sportive në Evropë të suspendohen, përfshirë këtu edhe futbollin.

Planet janë që sezoni të rifillojë dhe të përfundojë në fushat e blerta, dhe këtë e ka konfirmuar edhe një herë presidenti i UEFA, Ceferin, i cili ka bërë të ditur se do të vazhdohet pa tifozë nëse është nevoja.

“Prioriteti ynë është shëndeti i tifozëve, lojtarëve e trajnerëve. Jam optimist nga natyra. Mendoj se ka opsione që na lejojnë të fillojmë përsëri dhe të kompletojmë kampionatet”, ka thënë Ceferin për ‘Corriere della Sera’.

“Ndoshta dhuet të fillojmë pa tifozë, por e rëndësishme është të luhen ndeshjet. Në këto kohoë të vështira do t’iu sjell njerëzve lumturi dhe një sens të jetës normale, edhe nëse ndeshjet përcillen vetëm përmes TV”, ka shtuar presidenti i UEFA.

UEFA dhe ligat nacionale janë në pritje të konfirmimit nga autoritetet shtetërore, për rifillimin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat