Ka probleme edhe futbolli me dyer të mbyllura

Futboll

Ka probleme edhe futbolli me dyer të mbyllura

Më: 21 prill 2020 Në ora: 14:52
Ka probleme edhe futbolli me dyer të mbyllura

Javë vendimtare për futbollin, pasi po priten vendimet e qeverisë lidhur me rinisjen e stërvitjeve duke konsideruar edhe protokollin e Federatës Italiane të Futbollit.

“Drita jeshile” do të jepet vetëm nga Ministria e Sportit dhe nga ministri i Shëndetësisë, zëvendësi i të cilit, Pierpaolo Sileri, ka paraprirë disa tema nga më delikatet.

IDEJA – Nis gjithçka nga mundësia për të luajtur në zonën mes qendrës dhe jugut, ku infektimi ka rezultuar më pak agresiv në numra: “Stadiumet nuk do të mund të hapen dhe nëse luhet një ndeshje me dyer të mbyllura vendi nuk ka rëndësi. Pa tifozë nuk ka rreziqe, më pas ku luhet, pak ndikon”, u shpreh për radiot italiane.

Por, futbolli, sipas zëvendësministrit, krijon probleme të tjera: “Rinisja e futbollit me dyer të mbyllura është shumë e mundshme, por unë si mjek, shoh megjithatë disa probleme: futbollistët do të jenë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre në fushë”. Lidhur me stërvitjet: “Të shohim se si do të evoluojë epidemia, numri i tamponëve të nevojshëm mund të jetë edhe më i lartë se 1400”.

SPORTET E TJERA – Sileri ka ideuar edhe se cilat sporte mund të nisin përpara kompeticionet: “Formula 1, golfi dhe noti. Edhe tenisi, por pa publik”. Në fund ka dhënë tregues për sportivët joprofesionistë: “Mund të praktikohet sport individual edhe në nivel amatorial, por për jo më shumë se 40 minuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat