Planet e Napolit për Amir Rrahmanin

Futboll

Planet e Napolit për Amir Rrahmanin

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:48
Planet e Napolit për Amir Rrahmanin

Klubi italian Napoli synon ta përdorë futbollistin e Kosovës të Veronës në disa pozita të mbrojtjes nga sezoni i ardhshëm.

Napoli po pret shumë nga Amir Rrahmani. Futbollisti kosovar do t’i mbrojë ngjyrat e kaltra nga sezoni i ardhshëm pasi ta mbyllë eksperiencën në Verona.

Përfaqësuesi kosovar po luan me sukses në ekipin aktual, me të cilin debutoi në Serie A në fillim të sezonit. Tash, klubi nga “San Paolo” e pret krahëhapur 26 vjeçarin.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Rrahmani do të jetë një mur përpara portës së Napolit, përcjell express. Trajneri Gennaro Gattuso e vlerëson shumë lojtarin, të cilin mund ta përdorë në çdo pozitë të mbrojtjes.

Pozita natyrale e Rrahmanit është në qendër të mbrojtjes, por ai mund të luajë edhe në krahë në vend të Elseid Hysajt për çdo rast.

Rrahmani mund t’i mbulojë po ashtu pozitat e Ghoulam e Koulibaly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat