Roma gjen akordin për dy yje! I mban edhe pas qershorit

Futboll

Roma gjen akordin për dy yje! I mban edhe pas qershorit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:12
Roma

Roma mban futbollistët “big” në huazim. Të paktën deri në fund të kampionatit. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, në fakt, klubi bardhezi ka gjetur akordin me Arsenal dhe Manchester United për të shtyrë kontratat e armenit Mkhitaryan dhe anglezit Smalling.

Të dy, pra, do të qëndrojnë në kryeqytet edhe përtej datës 30 qershor. Akordi i ri mes klubit dhe tyre parashikon në fakt qëndrimin deri në fund të sezonit, pra deri në gusht mbase, për shkak se gjithçka u ndërpre si pasojë e koronavirusit.

Dy pika force për ekipin e Fonseca që ka ende shpresë në vendin e katërt në renditjen e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat