Ky super futbollist pritet të transferohet nga Beckham

Futboll

Ky super futbollist pritet të transferohet nga Beckham

Më: 21 prill 2020 Në ora: 21:20
Beckham

Ish-mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka pranuar se i pëlqen ideja e të mbyllurit të karrierës në kampionatin amerikan të futbollit, duke mbajtur me shpresa klubin e Inter Miamit që ka shprehur hapur dëshirën për nënshkrimin e futbollistëve evropianë.

Inter Miami, me president ish-futbollistin anglez David Beckam, i ka vënë vetes si qëllim të çojë në Amerikë emra të mëdhenj të futbollit evropian në afatet e ardhshme kalimtare. Ndër emrat më të përfolur janë Luka Modric dhe David Silva.

“A do të konsideroja mundësinë e të luajturit në kampionatin amerikan? Koha do ta tregojë. Më pëlqen ideja dhe mbase brenda pak viteve ndodh,” shkruan Fabregas që aktualisht luan me Monacon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat