Muller: Nëse është e nevojshme do të luajmë!

Futboll

Muller: Nëse është e nevojshme do të luajmë!

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:37
Muller: Nëse është e nevojshme do të luajmë!

Bundesliga pritet të jetë një ndër kampionatet e parë që do të rinisë pas pezullimit të Coronavirusit, me Gjermaninë që është shteti evropian me përqindjen më të lartë të të shëruarve.

Lidhur me rifillimin e kampionateve ka pasur shumë debate, pasi mund të rrezikohet një valë e dytë e Coronavirusit, por sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller shprehet për “BILD” se nëse është e nevojshme do të luajnë, edhe nëse do të duhet të qëndrojnë gjithë kohën në karantinë.

“Nëse është e nevojshme do të luajmë, qoftë edhe nëse do të na duhet të qëndrojmë në hotel të mbyllur”, thotë Muller. Nëse do të vendoset për rifillimin e kampionateve, thuhet se futbollistët dhe stafet e ekipeve do t’u bëhen teste çdo javë dhe se do të qëndrojnë në hotel, pa takuar familjarët e tyre deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat