Përforcime po kërkon Mourinho te Tottenhami

Futboll

Përforcime po kërkon Mourinho te Tottenhami

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:56
Përforcime po kërkon Mourinho te Tottenhami

Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Tottenham transferimin e dy futbollistëve në merkaton e verës.

Edhe pse Spurs kanë probleme pas krizës me koronavirusin, Mourinho ka kërkuar 100 milionë funte për dy përforcime.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Wolves, Raul Jimenez dhe mbrojtësin e West Ham, Issa Diop, ndërsa për transferimin e tyre Spurs do tiu duhet një buxhet prej 100 milionë funte.

Jimenez po luan shkëlqyeshëm me Wolves këtë sezon dhe interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Real Madrid. Jimenez vlen 45 milionë funte, ndërsa për transferimin e Diop West Ham kërkon 55 milionë funte.

Mourinho e pëlqen shumë francezin dhe e dëshiron atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Mbetet ta shohim nëse do të transferohen te Tottenham në verë, por nuk ka dyshim se do të ishin dy përforcime të mëdha për Spurs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat