E bujshme nga Holanda: Dy skuadra do të shpallen kampione?

Futboll

E bujshme nga Holanda: Dy skuadra do të shpallen kampione?

Më: 22 prill 2020 Në ora: 19:27
Holanda

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, të martën ka njoftuar se sportet profesionale nuk do të rikthehen deri më 1 shtator, duke e bërë të qartë se Erdivise nuk do të përfundonte sezonin e pezulluar shkaku i koronavirusit.

Sporti në Holandë fillimisht ishte i pezulluar deri më 1 qershor, por ky pezullim është zgjatur edhe për tre muaj të tjerë.

Pas këtij vendimi pyetja e shtruar se cili do të jetë vendimi i federatës së futbollit, konkretisht cila skuadër do të shpallet kampione?

Ajax dhe AZ kanë të njëjtin numër pikësh (56), të njëjtin numër fitoresh, barazime dhe humbje (18-2-5). Ajax është në një pozitë më të mirë shkaku i golaverazhit. Sipas rregullave në Holandë, Ajax do të duhej të shpallej kampione, por kjo është një situatë emergjente.

Mediat në Holandë besojnë që nuk do të ishte e drejtë që AZ të lihej pa asgjë, veçanërisht pasi ata këtë sezon mposhtën skuadrën nga Amsterdami dy herë.

Kur kishin mbetur edhe nëntë xhiro para fundit të sezonit, para se ai të pezullohej, AZ kishte formë të më të mirë, me Ajaxin që po shënonte rënie.

Një vendim i rëndësishëm do të merret të premten, dhe spekulohet se ekziston mundësia që titulli t’u jepet të dy skuadrave, që do të ishte një paradoks i vërtet në botën e futbollit.

Por, duke pasur parasysh gjithë atë që po ndodh në këtë periudhë, asgjë nuk do të befasonte më

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat