Moggi: Ai nuk do të prekte top tek Juventus

Futboll

Moggi: Ai nuk do të prekte top tek Juventus

Më: 23 prill 2020 Në ora: 00:48
Luciano Moggi

Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventus-it, ka shpjeguar idetë e tij në lidhje me merkaton e ardhshme të klubi bardhezi. Ai është ndalur veçanërisht te mundësia e zëvendësimit të Higuain me Milik ose Icardi.

“Milik tek Juventus? Unë nuk e di si mund të përfundojë. Ndërsa kur dëgjoj të flitet për Mauro Icardi, më vjen ta  përjashtoj”, ka thënë Moggi për Canale 21.

“Nëse Gonzalo Higuain përfundon në stol sepse luajnë Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo, imagjnoni Icardi. Nuk do të luante kurrë me këtë sistem dhe nuk do ta shihte topin. Para tij do të preferoheshin gjithmonë Dybala dhe  Ronaldo, dy lojtarë që shënojnë shumë”.

Akoma për Icardi-n: “Është shumë i rëndësishëm në 16  metrat e fundit, por i duhet një lojë skuadre. Do të ishte më i përshtatshëm për Napoli-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat