Dudek në librin e tij: Messi ishte i rremë dhe provokues

Futboll

Dudek në librin e tij: Messi ishte i rremë dhe provokues

Më: 23 prill 2020 Në ora: 10:49
Dudek dhe Messi

Ish portieri i Real Madrid, Jerzy Dudek, e ka quajtur Lionel Messin njeri të rremë dhe provokues, në librin e tij të botuar së fundi.

Reprezentuesi polak, që ka veshur fanellën e Real Madrid nga viti 2007 deri në vitin 2011, ka rrëfyer përvojat e tij gjatë karrierës sportive.

Në një kapitull, ai flet për Lionel Messin, të cilin e quan të rremë dhe provokues.

“Ishte i rremë dhe provokues, si Barcelona dhe Pep Guardiola. Ata menduan se ishin gati për të provokuar dhe shpesh atë e bën në mënyrën më të mirë. Kjo lëndoi Jose Mourinhon dhe tërë skuadrën”, ka shkruar Dudek në librin e tij.

Dudek nuk harron të përmend edhe Ronaldon në këtë libër.

“Cristiano ishte arrogant, por thellë në shpirt ai ishte një djalë i vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat