Futbollisti i parë i prekur nga Covid-19 në kampionatin francez

Futboll

Futbollisti i parë i prekur nga Covid-19 në kampionatin francez

Më: 24 prill 2020 Në ora: 15:32
Futbollisti i parë i prekur nga Covid-19 në kampionatin francez

Futbollisti i parë i prekur nga Covid-19 në kampionatin francez.

Mesfushori 23-vjeçar i Montpellier, i cili ishte lojtari i parë i Ligue 1, që u prek nga koronavirusi, është shtruar në repartin e terapisë intensive në spitalin e qytetit, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ndjeshëm.

Siç bën me dije klubi francez, futbollisti u shtrua në spital në fillim të javës, ndërsa sot ka kaluar në repartin e terapisë intensive, pasi kishte probleme me aparatin tretës dhe frymëmarrjen.

Junior Samba iu bashkua Montpellierit në verën e 2017-ës, ndonëse nuk ka arritur të shndërrohet në titullar fiks të kësaj skuadre, ndërsa u bë i pari lojtar i prekur me Covid-19 në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat