Vihen pas francezit

Futboll

Vihen pas francezit

Më: 24 prill 2020 Në ora: 15:48
Vihen pas francezit

Poll Pogba do të kërkojë skuadër të re gjatë verës, pasi që Mançester Junajtedi nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën, e cila mbyllet në vitin 2021.

Për shërbimet e francezit janë të interesuar skuadrat e PSZH-së, Real Madridit, Juventusit dhe së fundit edhe Interi.

Real Madridi dhe PSZH janë në avantazh, mirëpo sipas “Tuttosport”, edhe Interi do të provojë fatin në luftën për kartonin e francezit.

Këta të fundit shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë me skuadrën nga “Old Traford”-i , pasi që kanë angazhuar futbollistët si Lukaku, Sançez dhe Jang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat