Irriton tifozët e Romës

Futboll

Irriton tifozët e Romës

Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:10
Irriton tifozët e Romës

Takimi tashmë i zakonshëm me intervistat nga shtëpia në “Instagram” i Françesko Totit këtë herë ka krijuar një “stuhi” të vërtetë në Romë.

Gjatë një bisede në rrjetet sociale me “Er Faina”, një personazh i njohur i “Youtube” dhe tifoz i madh i Lacios, ish-kapiteni verdhekuq, i pyetur, ka pranuar në fakt se nuk do të përjashtonte përpara kohe një të ardhme bardhekaltër për djalin e tij Kristian: “Nëse do të varej nga unë edhe do ta mendoja, por duke njohur Kristianin nuk do të më linte as të ulesha.

Do të vepronte njësoj siç bëra unë me mamanë time në kohët e Lodixhanit”. “Po sikur të ishte vetëm Lacio si mundësi?”, e pyet akoma “Er Faina” e atëherë Toti shton dozën:

“Eh, sikur të ishte vetëm Lacio nuk do të kishte zgjedhje të tjera: do të ndërronte profesion ose të shkonte të luante për Lacion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat