Pirlo flet për të ardhmen si trajner – mund të fillojë jashtë Italisë

Futboll

Pirlo flet për të ardhmen si trajner – mund të fillojë jashtë Italisë

Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:19
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo duket se nuk i ka dhënë krejtësisht fund aventurës së tij me futbollin.

I pensionuar si lojtar, Pirlo synon që të vazhdojë të punojë me futbollin, por tashmë në rolin e trajnerit.

Ikona italiane e mesfushës ka bërë të ditur se planet e tij janë që të bëhet trajner, por synon që të fillojë jashtë kufijve të Italisë.

“Do të bëja një master, në shtator duhet të jemi gati, por tani çdo gjë është e suspenduar. Ne duhet të shihnim trajnerin e Hellas Verona, Juric, dhe atë të Lazio, Inzaghi, por çdo gjë ndaloi”, ka thënë Pirlo, i pyetur nga Vieri në ‘Instagram’.

“Unë kam biseduar me disa skuadra, tani të shohim. Nuk e kam problem të lëviz dhe nuk e kam problem të shkojë jashtë kufijve”, ka shtuar ish mesfushori italian.

“Isha në New York si lojtar, mund të fillojë diku tjetër. Nëse duhet të jesh aty, mund ta nisësh nga diku tjetër”, ka thënë ndër të tjerash Pirlo.

Mbetet të shihet nëse Pirlo do të arrijë ndonjë marrëveshje me ndonjë skuadër, për të nisur karrierën e tij si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat