Bardhezinjve iu pëlqen braziliani Arthur

Futboll

Bardhezinjve iu pëlqen braziliani Arthur

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:21
Bardhezinjve iu pëlqen braziliani Arthur

Nga ky ndërrim, Miralem Pjaniç do të përfundonte në “Camp Nou” e Arthur Melo në “Allianz Stadium”

Juventusi ia ka propozuar Barcelonës shkëmbimin e lojtarëve.

Me këtë rast, Miralem Pjaniç do të përfundonte në “Camp Nou”, e në këmbim, “Bianconeri” do ta merrnin Arthur Melon.

30 vjeçari boshnjak pritet të largohet nga “Allianz Stadium” gjatë verës që vjen.

Loja e tij përshtatet mjaft mirë me atë të gjigantit katalunas.

Prandaj, mediumi “RAC-1” raporton se të dyja klubet janë në bisedime për një shkëmbim të mundshëm.

Nga ana tjetër, Bardhezinjve iu pëlqen braziliani Arthur, i cili pëlqehet edhe nga Interi.  24 vjeçari ka kontratë me kampionin aktual spanjoll deri në vitin 2024.

Mbetet të shihet gjatë verës nëse do të realizohet ky shkëmbim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat