KF Shkëndija, dikur krenaria e Vërtokut

Futboll

KF Shkëndija, dikur krenaria e Vërtokut

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:26
KF Shkëndija, dikur krenaria e Vërtokut

Këto tre fotografi janë të KF Shkëndija nga Vërtoku i Gostivarit, themeluar në vitin 1993.

Ky klub me 9 gusht të 2013-ës u shpall kampion në Ligën komunale dhe u kualifikua në Ligën e Tretë-Perëndim.

Në ndeshjen finale ata triumfuan me rezultta 3-0 ndaj skuadrës nga fshati Negotinë.
Pjesë e KF Shkëndija ka qenë edhe kryetari i KF Gostivari, Vlerim Iseni, i cili luante si mbrojtës i majtë.

Futbollistët tjerë në fotografinë historike janë:Adrian Durmishi, Jeton Osmani, Leon Nuredini, Ermin Nuredini, Xhemajl Ahmeti, Shkëlqim Rakipi, Sefer Nuredini, Fatmir Abazi, Bekim Zenuni, Ziber Ziberi, Sazan Mustafi, Nedim Ziberi, Bardhyl Amedani dhe trajner Bashkim Ademi.

Në atë kohë pjesa dërmuese e lojtarëve ishin nga fshati Vërtok, ndërsa shumica nga ata sot jetojnë dhe punojnë nëpër shtete të ndryshme europiane.
Ndërsa fotografia tjetër është para 28 viteve.

Për fat të keq KF Shkëndija që dikur ishte krenaria e Vërtokut sot pushon së ekzistuari./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat