Merr vendimin e papritur

Futboll

Merr vendimin e papritur

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:09
Merr vendimin e papritur

Olivier Giroud ishte shumë pranë kalimit te Interi në afatin kalimtar të janarit, por marrëveshja nuk u arrit. Gjithsesi zikaltërit nuk hoqën dorë dhe kishin planifikuar për ta marrë me parametra zero në verë.

Mirëpo, mesa duket planet nuk do t’i realizohen, sepse sulmuesi francez ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon në Londër, siç raporton “Sky Sport”.

33 vjeçari do të ngelej pa kontratë në fund të qershorit dhe kjo gjë kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane të cilat kërkonin përforcime me eksperiencë në sulmin e tyre.

Lazio ishte një nga klubet italiane që dëshironte shërbimet e francezit, ndërsa Interi e kishte projektuar si një zëvendësues “luksi” për sulmuesin Romelu Lukaku. Tashmë, atyre ju duhet të negociojnë me Chelsean për një çmim, sepse zgjatja e kontratës nënkupton që fati i Giroud është në dorën e “Bluve të Londrës” tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat