Turpi më i madh i historisë

Futboll

Turpi më i madh i historisë

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:50
Henk de Jong

Henk de Jong, trajneri i skuadrës së Kamburit në kategorinë e 2-të holandeze, ka kritikuar mjaft ashpër vendimin për të mos lejuar ngjitjen në Eredivisie të skuadrave që luftojnë në kreun e kategorisë së 2-të.

Skuadra e Kamburit është 11 pikë mbi vendin e 2-të dhe ngjitja ishte shumë e sigurt të ndodhte, por vendimi i Federatës Holandeze të Futbollit për të anuluar sezonin, vendim i cili përfshin mosrënie dhe mosngjitje nga kategoria , ia prish planet.

“Ky është turpi më i madh në historinë e futbollit holandez. Gjithmonë mundohem të shoh të mirën e njerëzve dhe vendimeve të tyre, por kjo s’ka vlerë për sportin.

Kishim UEFA-n në krahun tonë, klubet ishin në krahun tonë dhe ishim 11 pikë kryesim, pastaj se di çfarë ndodhi. UEFA kërkoi vendime të drejta, por ky nuk është një i tillë,” tha De Jong për “NOS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat