Klubi i Ligës së tretë siguron pagat e plota edhe për tre muajt e ardhshëm

Futboll

Klubi i Ligës së tretë siguron pagat e plota edhe për tre muajt e ardhshëm

Më: 25 prill 2020 Në ora: 10:07
Vjosa nga Shtimja

Vjosa nga Shtimja është shembull për klubet e tjera kosovare. Ekipi që bën gara në Ligën e Tretë të futbollit kosovar u del në krah futbollistëve në kohë pandemie.

Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur që futbollistët dhe stafi të paguhen rregullimisht për tre muajt e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i këtij klubi Avdi Sadiku.

“Futbollistët dhe stafi do të marrin rrogën bazë, duke mos llogaritur shpenzimet e rrugëtimit dhe shpenzimet tjera pasi që nuk i’u nevoiten. Jam i befasuar për të mirë edhe me ndihmesën nga FFK”, deklaroi Sadiku.

Për aq sa është luajtur kampionati ekipi i Vjosës ishte lider në Ligën e Tretë (Grupi B), por Sadiku deklaroi se do të dëshironte që të riniste kampionati.

“Do të ishte më mirë që kampionati të riniste sërish, por edhe nëse përfundon kështu dhe ne shpallemi kampion, atëherë do të ishte mirë për ne”, deklaroi Sadiku.

I pari i klubit nga Shtimja u tregua i rezervuar për të vënë objektiva se kur klubi i Vjosës do të mund të inkuadrohej në Superligë.

“Plani ynë është që brenda tri deri në pesë vjet të jemi në Ligën e Parë ose në Superligë”, përfundoi Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat